Shkolla 9-Vjecare Kastriot Diber
SHkolla 9-vjecare Kastriot Forum - Welcome

Mire se vini ne kete web dhe forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne programe,diskutime,kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Regjistreohuni qe te keni mundesi te shkarkoni programe.
Stafi.


Aforizma........

Shko poshtë

Aforizma........

Mesazh nga Mufit Kaloshi prej Tue Jan 15, 2013 8:43 pm

AFORIZËM

Thënie a fjali e shkurtër, e goditur e me fuqi shprehëse, që përmban një mendim të përgjithësuar a një mësim të nxjerrë nga jeta.

Disa aq shume shesin mend, sa qe nje dite do mbesin pa to!!!

Te pamerituarit po lavderohen ndersa te merituarit po duartrokasin...

Cdo te benin gazetaret prej vicave, derisa mizen e bejne buall...

Duke permendur shume peremrin UNE, i shkreti harroi si e kishte emrin!!!

Ne hall me koken... Po u mbush e rendon trupin, po mbet boshe e merr era..

Duaje armikun tend - kjo do ti cmende fare

Nese nuk mundesh te gjesh zgjidhjen, gjej nje problem tjeter.

Nese ke fat, shko perpara… Nese ke para, merr nje makine.

Nese gabimet te mesojne, atehere kam nje dituri te jashtezakonshme.

Nese perdorni sapun, me pas lajini mire duart tuaja.
Mos u perpiq te mesosh nje derr te kendoje. Humb kohen tende, dhe shqeteson derrin.

Mos gerhit ne mbledhje. Mendo pak edhe per tjetrin perbri qe perpiqet te fleje.

Mos i prisni te gjitha nga policia. Vrituni dhe vete.

Kur isha e vogel me thoshte mamaja: - Haje te gjithe ushqimin qe te rritesh e te shkosh ne shkolle. Dhe une idiotja e haja.

Vdekja eshte e trashguar.

Vendi yne po shkaterrohet me moskokcarjen. Po c'me duhet mua..

Dua te behem ai qe isha, kur doja te behem ai qe jam.

Meso nga gabimet e te tjereve, jeta eshte teper e shkurter per ti bere te gjitha vete

Mos merr droge. Sna del per te gjithe.

Ajo qe me shqeteson per te ardhmen eshte se sa vjen e afrohet

Ata qe mendojne se i dine te gjitha, na nevrikosin neve qe i dijme te gjitha.

Eshte e lehte te vdesesh per nje grua. E veshtire eshte te jetosh me te.

Kam lexuar shume persa i perket rrezikut nga cigarja dhe pija, saqe vendosa te nderpres leximin.
Nuk është egoizëm të mendosh me kokën tënde. Njeriu që nuk mendon me kokën e vet, nuk mendon fare(O.Vajld)

Ndërsa ne e shtyjmë jetën për më vonë, ajo na ikën për fare(Seneka)

Tri gjëra nuk mund të kthehen kurrë mbrapsht: fjala e thënë, shigjeta e lëshuar dhe e kaluara.(Angleze)

Ne mund të jemi gjithçka, veq një gjë nuk jemi: ajo që kujtoni ju.(Ismail Kadare)

E vërteta është rrugë në atdheun për të cilin të gjithë ëndërrojnë, e në të cilin ende s'ka qenë askush.(Blok)

Shpesh për të jetuar duhet më shumë burrëri sesa për të vdekur.(A.Alfieri)

Njërëzit që nuk kanë të meta janë të tmerrshëm, sepse nuk keni nga i kapni.
(A.Frans)

Koha është pasuria e vetme, për të cilën mund të tregohemi koprracë pa u turpëruar.(P.Kornej)

Të biesh në prehrin e zemërimit është njësoj sikur të hakmerresh kundër vetes për fajin e tjetrit.(Xh. Suift)

Prej tre gjykatësve më së paku dy prej tyre meritojnë dënimin (Muhamedi a.s.)

I pa fati është një foshnjë në barkun e nënës, kurse i lumturi është një plak duke dhënë shpirt.(Sami Frashëri)

Nëse rrezikon mund të humbasësh, nëse nuk rrezikon ke humbur gjithësesi.
(Anthony D'Angelo)

Në qoftë se jeta nuk të ofron një lojë qe ia vlenë t'a luash, atëherë krijo vetë një të tillë.(Anthony D'Angelo)

Nëse thua atë çka dëshiron duhet të dëgjosh dhe atë çka nuk dëshiron(Hegeni)

Homo homin lopus est. (Njeriu për njeriun është ujk)(Latine)

Perëndia nuk do ta ndryshoi gjendjen e vështirë të një populli gjersa ai popull të mos e ndryshoi vetëvehten.(Kur’ani)

Nderi im është jeta ime dhe të dyja janë njësoi. Nëqoftse e keni marr nderin tim, jetën time nuk e keni shpëtua dot.(Nebil Duraku)

Im atë përdori armën që t'ma dhuroi pendën. Bablok, të dytë jemi luftëtar.
(Nebil Duraku)
avatar
Mufit Kaloshi
Admin

Numri i postimeve : 326
Join date : 13/01/2013

Shiko profilin e anëtarit http://kastrioti.forumativo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Aforizma........

Mesazh nga Mufit Kaloshi prej Fri Mar 28, 2014 9:46 pm

-Ai qe nuk di te genjeje, mendon se te gjithe njerezit thone te verteten.!

| Ramiz Karaeski |
avatar
Mufit Kaloshi
Admin

Numri i postimeve : 326
Join date : 13/01/2013

Shiko profilin e anëtarit http://kastrioti.forumativo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi