Shkolla 9-Vjecare Kastriot Diber
SHkolla 9-vjecare Kastriot Forum - Welcome

Mire se vini ne kete web dhe forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne programe,diskutime,kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Regjistreohuni qe te keni mundesi te shkarkoni programe.
Stafi.


Kujtesë për mësimdhënie efektive – cilësore

Shko poshtë

Kujtesë për mësimdhënie efektive – cilësore

Mesazh nga Mufit Kaloshi prej Wed Jun 11, 2014 10:43 pm

Në këtë skedë janë dhënë disa ide që do të ndikojnë në efektivitetin e mësimdhënies për të gjitha grupmoshat. Andaj meritojnë t’i lexoni dhe meditoni mbi to.
Bëni përpjekje që t’i zbatoni këto mendime dhe ide në situata të caktuara mësimore. Shpresojmë se do të Ju ndihmojnë!
1. Përpiquni të përcaktoni qëllimin e orës? Ndryshimi madhor që duhet të ndodhë te nxënësit dhe përfitimi që do ta kenë ata nga njësia e realizuar. Mbyllini sytë dhe përpiquni të krijoni një imazh për qëllimin e orës. Bëni përpjekje që me lëvizje psike-motorike apo me organizues grafikë ta përcaktoni qëllimin e njësisë mësimore.
2. Përcaktoni së paku tri objektiva, ndryshime praktike dhe të matshme që duhet të ndodhin tek nxënësit-studentët, deri në fund të orës.
3. Përcaktoni kriteret për matjen e objektivave të parashtruara. Definoni kushtet dhe metodat e punës të cilat janë më të përshtatshme për realizimin e objektivave.
4. Përcaktoni së paku katër koncepte kyçe që përfaqësojnë përmbajtjen e njësisë mësimore dhe të cilat duhet të kuptohen nga të gjithë nxënësit-studentët /banka e ligjërimit gjuhësor/.
5. Ristrukturojeni përmbajtjen e njësisë mësimore në përputhje me objektivat e formuluara. Veçojeni atë që nxënësit-studentët patjetër duhet ta dinë dhe ta mësojnë, si dhe të jenë në gjendje ta zbatojnë. Përcaktoni mundësitë e zbatimit të tyre në jetë, kushtet dhe fushat e zbatimit.
6. Përcaktoni një vëllim më të madh ushtrimesh me udhëzime për kryerjen e obligimeve.
7. Organizoni një test të menjëhershëm ( teorik apo me shkrim ) për të parë shkallën e përvetësimit të rezultatit dhe të ndryshimit.
8. Përdorni inteligjencat e shumëfishta në realizimin e njësisë mësimore: sidomos inteligjencën artistike, pamore hapësinore, trupore lëvizëse, logjike matematike, shkencore natyrore dhe inteligjencën verbale gjuhësore.Mr. Rrahman Ferizi
avatar
Mufit Kaloshi
Admin

Numri i postimeve : 326
Join date : 13/01/2013

Shiko profilin e anëtarit http://kastrioti.forumativo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi