Shkolla 9-Vjecare Kastriot Diber
SHkolla 9-vjecare Kastriot Forum - Welcome

Mire se vini ne kete web dhe forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne programe,diskutime,kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Regjistreohuni qe te keni mundesi te shkarkoni programe.
Stafi.


Bashkepunimi me prinder

Shko poshtë

Bashkepunimi me prinder

Mesazh nga Mufit Kaloshi prej Sun Jan 19, 2014 10:18 pm

Strategji për Prindër
Është shqetësuese kur mësoni se fëmija juaj ngacmohet
në shkollë ose që fëmija juaj ngacmon fëmijët e tjerë të
shkollës. Shumica e prindërve kur mësojnë një gjë të tillë
ndihen të zemëruar, të çorientuar dhe fajtorë.
Informacionet e mëposhtëme janë zgjedhur si strategji të
dobishme për të zgjidhur problemin e ngacmimeve.
Çfarë quajmë ngacmime?
Ngacmimi ndodh atëherë kur dikush, apo një grup
njerëzish që kanë më shumë pushtet mërzitin ose
shqetësojnë me qëllim një person të caktuar në më
shumë se një rast. Ngacmimet mund të jenë fizike si për
shembull goditjet, me gojë si për shembull sharjet si edhe
ngacmimet indirekte në ato raste kur një person përhap
thashetheme për një person tjetër.
Nuk ka ngacmim kur
• Ka konflikt dypalësh-d.m.th kur të dyja palët janë të
barabarta, kur të dy nxënësit janë të shqetësuar dhe
duan që të zgjidhin problemin.
• Ka shtyrje sociale apo refuzim (përveç atyre rasteve kur
kemi të bëjmë me një rast të përsëritur apo të drejtuar
kundër vetëm një personi)
• Ka raste të vetëm të keqdashësisë ose raste të vetëm të
sulmit ose frikë-ndjelljes.
Si ta kuptoj që fëmija im ngacmohet
Disa nga shenjat që tregojnë se fëmija ngacmohet në
shkollë janë:
• Mungesa e dëshirës ose refuzimi për të shkuar në
shkollë
• Fëmija sëmuret në mëngjes
• Fëmija lë mësimin
• Fëmija nuk mëson si duhet
• Fëmija mbyllet në vetvete, fillon të belbëzojë dhe nuk ka
besim tek vetvehtja
• Fëmija qan derisa e zë gjumi ose sheh ëndëra të këqija
• Fëmija kërkon të holla ose vjedh për të paguar personin
që e ngacmon
• Fëmija refuzon të flasë apo të tregojë se çfarë e mundon
• Prania e nxirjeve, gërvishtjeve apo prerjeve në trup
• Fëmija ngacmon fëmijët e tjerë, vëllezërit apo motrat
• Fëmija sillet në mënyrë agresive dhe të paarsyeshme
Përshtatur prej Kidscape







ÇFARË MUND TË BËJ NË RAST SE FËMIJA IM NGACMOHET?







Hapi 1: Dëgjojeni me kujdes, jepini ndihmë dhe mirëkuptim.

Hapi 2: Jepini këshilla të mençura- mos e inkurajoni fëmijën që të marrë hak, sepse kështu me siguri që ngacmimet do të shtohen.

Hapi 3: Ndihmojeni fëmijën që të gjejë mënyra pozitive si:

• Të thotë “më lër të qetë” dhe të largohet

• Të evitojë ato situata që e sjellin pranë ngacmimeve

• Të gjejë shokë të rinj

Hapi 4: Pyeteni fëmijën për të kuptuar në se ka ndonjë gjë që ndodh vazhdimisht.

• Çfarë, ku dhe kur ndodhi?

• Kush ishte aty?
• A e pa këtë njeri tjetër dhe në se po kush?

• Çfarë ke provuar të bësh deri tani?

• Si i kanë emrat mësuesit që e dinë këtë problem?

Hapi 5: Punoni së bashku me shkollën e fëmijës për të zgjidhur problemin. Shkolla ka përgjegjësi serioze në lidhje me ngacmimet dhe ajo ia arrin qëllimit më shpejt në rast se ka ndihmën e prindërve.

Mos harroni, në se ju nuk e dinit që fëmija juaj ngacmohej, atëherë me siguri që edhe mësuesit nuk e dinë këtë.

Ju duhet:

• Të caktoni një takim me mësuesin dhe të mbani shënim të gjitha pyetjet që doni të bëni.

• Në takim qëndroni të qetë, jepeni informacionin që keni qartë dhe sigurohuni që ju dhe shkolla do të punoni së bashku për të zgjidhur problemin.

Shkollës i duhet kohë të hetojë çështjen, të bisedojë me nxënësit dhe mësuesit e tjerë.

Hapi 6: Ju mund të telefononi më vonë për të mësuar se çfarë është bërë ose kërkojini shkollës që t’ju njoftojë për çdo gjë

Hapi 7: Punoni së bashku me shkollën për të hartuar një plan për të zgjidhur situatën dhe për të parandaluar ngacmimet në të ardhmen. Kërkoni sqarime për këtë para se të largoheni.

Hapi 8: Në se mendoni se është e nevojshme, kërkoni që në plan të përfshihet edhe psikologu i shkollës.

Hapi 9: Inkurajojeni fëmijën që të njoftojë mësuesin menjëherë në rast se situata përsëritet.

ÇFARË NUK DUHET TË BËJ NË RAST SE FËMIJA IM NGACMOHET?

• Mos iu afroni asnjë nxënësi që ju mendoni se ka të bëjë me ngacmimet ndaj fëmijës suaj.

• Mos u përpiqni që t’i zgjidhni problemet me prindërit e fëmijëve të tjerë. Zakonisht kjo nuk ka dobi dhe shpesh i keqëson gjërat.

Po në rast se fëmija im ngacmon të tjerët?
• Përgjigjuni me qetësi dhe arsye dhe përpiquni që të zgjidhni problemin së bashku me shkollën.

• Konsiderojeni situatën si një rast i mirë ku fëmija juaj mund të marrë mësime të dobishme.



ÇFARË NUK DUHET TË BËJ NË RAST SE FËMIJA IM NGACMON TË TJERËT?





• Mos iu afroni fëmijës që është ngacmuar dhe mos u përpiqni që prindërit e tjerë të marrin anën e fëmijës suaj.

ÇFARË MUND TË BËJ PËR TË PAKËSUAR NGACMIMET NË SHKOLLË?

• Njoftojeni shkollën për të gjitha incidentet e ngacmimeve, jo vetëm për ato që kanë të bëjnë me fëmijën tuaj.

• Tregojini fëmijës se ju nuk jeni dakort me ngacmimet dhe shpjegojini pse.

• Në shtëpi nuk duhet lejuar asnjë lloj ngacmimi dhe duhet të jepen shembuj të respektit ndaj të tjerëve.

• Bisedoni me fëmijën për karakteristikat e shoqërisë së mirë dhe mos i inkurajoni që të kenë shoqëri me ata që nuk i trajtojnë apo respektojnë ashtu siç duhet.
avatar
Mufit Kaloshi
Admin

Numri i postimeve : 326
Join date : 13/01/2013

Shiko profilin e anëtarit http://kastrioti.forumativo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi