Shkolla 9-Vjecare Kastriot Diber
SHkolla 9-vjecare Kastriot Forum - Welcome

Mire se vini ne kete web dhe forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne programe,diskutime,kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Regjistreohuni qe te keni mundesi te shkarkoni programe.
Stafi.


Toka rrezikohet nga shpërthimi i një supervullkani

Shko poshtë

Toka rrezikohet nga shpërthimi i një supervullkani

Mesazh nga Mufit Kaloshi prej Mon Jan 06, 2014 10:14 pm



Vëllimi i madh i një magme të lëngshme është i mjaftueshme që të shkaktojë një supershpërthim katastrofik, sipas një eksperimenti të “European Synchrotron Radiation Facility” (ESRF) në Grenoble. Simulantët, si ngrohja dhe presioni intensive i brendshëm i këtyre "gjigantëve të fjetur" mund të ndihmojë në shkaktimin e një fatkeqësie që pritet të ndodh në të ardhmen. Studimi u krye nga një ekip zviceran ETH në Zyrih, i cili u shfaq në “Nature Geoscience”.

Një nga shkencëtarët që po merret me këtë fenomen Wim Malfait tha: "Ne e dimë që ora po troket, por nuk e dimë se sa shpejt mund të ndodhë dhe çfarë duhet për të shkaktuar këtë supershpërthim”.

Ai tha se, që të ndodh kjo katastrofë nuk duhet pasur një faktor shtesë që ta nxisë, por sipas tij, këto vullkane mund të shpërthejnë për shkak të madhësive të mëdha që kanë, të stimuluar dhe nga kushtet e tjera.

Ai ka përmendur rreth 20 qendra vullkanike, që mund të jenë me pasoja katastorfike për njerëzimin. Ai ka thënë se ndër qendrat vullkanike më të rrezikshme janë: Liqeni Toba në Indonezi, liqeni Taupo në Zelandën e Re dhe disi më të vogla qendrat në Phlegraean Fields afër Napolit në Itali.

Supershpërthimet ndodhin rrallë, një herë në çdo 100 000 vjet, por kur ata ndodhin kanë një ndikim shkatërrues për klimën e Tokës dhe në ekologji.

Kur një supervullkan shpërtheu para 600 000 vjetësh më parë në Wyoming, në atë që sot është parku kombëtar Yellowstone, hodhi në atmosferë më shumë se 1 000 km kub hi dhe llavë, e mjaftueshme për të varrosur një qytet të madh në një thellësi prej disa kilometrash.

Nëse ky supervullkan ndodh do të kishte një derdhje 100 herë më të madhe se ai i malit Pinatubo në Filipine në vitin 1992 dhe se shpërthimi historik në Krakatoa (1883).

/BBC/Shekulli Online/ E.L./
avatar
Mufit Kaloshi
Admin

Numri i postimeve : 326
Join date : 13/01/2013

Shiko profilin e anëtarit http://kastrioti.forumativo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi