Shkolla 9-Vjecare Kastriot Diber
SHkolla 9-vjecare Kastriot Forum - Welcome

Mire se vini ne kete web dhe forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne programe,diskutime,kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Regjistreohuni qe te keni mundesi te shkarkoni programe.
Stafi.


7 vjeçari nga Kosova, një fëmijë gjeni

Shko poshtë

7 vjeçari nga Kosova, një fëmijë gjeni

Mesazh nga Mufit Kaloshi prej Mon Apr 08, 2013 10:42 pm

Erlis Arifi është emri i djaloshit 7 vjeçar nga Kosova i cili po ecën rrugës të të qenit një gjeni. Djaloshi i vogël nga Prishtina mahnitë me aftësit e tij në lëmi të ndryshme, sidomos në gjeografi ku është problem të garosh me të.

Ani pse vetëm 7 vjeçar, Erlisi i njeh të gjitha shtetet, kryeqytet e botës, të gjithë flamujt e shteteve në botë, shumë himne të tyre si dhe me përpikmëri të tregon shumicën e stemave dhe domëthënien e tyre që kanë flamujt e shteteve botërore.

Prindërit e tij, Bekimi e Shqipja i kanë siguruar atij një bibliotekë të pasur me atlas e harta të ndryshme, që për të janë dhurata më e mirë. Detyrat dhe obligimet e klasës së dytë në shkollë, janë diçka monotone për të pasi që ai më shumë preferon të zhytet në libra të astronomisë, universit, për të realizuar ëndrrën e tij për të qenë shkencëtarë.

Kërkimet kompjuterike janë gjëja më e pëlqyer për të, madje në një lojë online ai kishte garuar me mijëra persona nga bota në një kuiz se kush njeh më shumë kryeqytete e flamuj në botë, duke zënë vendin e shtatë, duke u prezantuar me flamurin e Shqipërisë.



Sygjerime nga njerëz të ndryshëm ka pas që Erlisi të avansoj në shkollë, pasi që klasa e dytë duket diçka e lehtë për të, por që prindërit e tij kanë dëshirë që ai të rritet në hap me moshatarët e tij.

Në shkollë njihet edhe si një talent i jashtëzakonshëm i matematikës. Për Erlisin ka shkruar edhe revista që shpërndahet në Evropë, “Gjuha Ime”./VIPLajme
avatar
Mufit Kaloshi
Admin

Numri i postimeve : 326
Join date : 13/01/2013

Shiko profilin e anëtarit http://kastrioti.forumativo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi