Shkolla 9-Vjecare Kastriot Diber
SHkolla 9-vjecare Kastriot Forum - Welcome

Mire se vini ne kete web dhe forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne programe,diskutime,kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Regjistreohuni qe te keni mundesi te shkarkoni programe.
Stafi.


Drejtoria Arsimore Rajonale Diber

Shko poshtë

Drejtoria Arsimore Rajonale Diber

Mesazh nga Mufit Kaloshi prej Sun Feb 10, 2013 5:16 pm


Drejtoria Arsimore Rajonale Diber

Drejtoria Arsimore Rajonale Diber se bashku Zyrat Arsimore Mat dhe Bulqize nen Juridiksionin e saj, permes parimit te profesionalizmit,pergjegjshmerise,bashkepunimit,barazise dhe etikes se komunikimit ofron sherbimin arsimor ne perputhje me Legjislacionin ne fuqi per Sistemin Arsimor Parauniversitar dhe administron :
Ne arsimin parashkollor 145 kopeshte me 4238 femije nen kujdesin e 247 edukatoreve.
Ne arsimin 9-vjecar 96 drejtori shkollash me 25159 nxenes dhe 1580 mesues.
Ne arsimin e mesem :
Me kohe te plote 24 shkolla (gjimnaze 8,te mesme te bashkuara 14, profesionale dhe tekniko profesionale 2) me 6603 nxenes dhe 318 mesues.
Me kohe te shkurtuar 1 shkolle publike me 765 nxenes dhe 1 shkolle jopublike me 79 nxenes.
Kete vit shkollor starton sistemi me kohe te pjeseshme.ne vend te sistemit me kohe te shkurtuar,me qellim permiresimin e cilesise ne shkollat me kohe jo te plote.Ky system hapet edhe prane shkolles se mesme profesionale”Nazmi Rushiti” Peshkopi duke rritur numrin e nxenesve qe ndjekin shkollen e mesme.

Tashme eshte viti i shtate i zhvillimit te Matures Shteterore si nje reforme me vlera te medha ne Sistemin Arsimor Parauniversitar per pranimin e maturanteve ne Institucionet e Arsimit te Larte mbi bazen e sistemit “merite-preference”. Me se fundi nxenesit e shkollave te mesme te rajonit te Dibres endrren per te ndjekur studimet ne deget e preferuara prej tyre e bejne realitet.Gjate ketyre viteve nga shkollat e mesme ne rajon ndjekin studimet e larta ne sistemin me kohe te plote mesatarisht 64.2% e nxenesve qe mbarojne arsimin e mesem.Krahas arritjes sasiore perballe ketij vleresimi te jashtem bie ne sy ruajtja e cilesise ne gjimnazet me tradite te mire.

Viti
2006
2007
2008
2009
2010
2011
Kandidate
1006
928
1548
1444
1532
1447
Fitues
671
637
808
911
1066
950
%
66.6%
68.6%
52%
63%
69.5%
65.6%
(faza e pare)

Ne rajonin tone Perdorimi i Teknologjise se Informacionit,kompjuterave, internetit dhe informatizimit te te dhenave shkollore tashme eshte nje realitet.Ne shkollat e rajonit te Qarkut te Dibres funksionojne 135 kabinete te informatikes,te pajisura me rrjetin internet. Kjo teknologji ka sherbyer me se miri ne drejtim te mesimdhenies dhe mesinxenenies duke qene nje baze e mire motivuese per te gjithe mesuesit dhe nxenesit.Nje motivim shume i mire kane qene dhe laboratoret virtuale dhe pajisjet e teknologjise interactive te te mesuarit.Mbetet sfide trajnimi i mesuesve per perdorimin e kesaj teknologjie ne procesin mesimor.
Gjate periudhes 2006-2011 ka ardhur ne rritje % e numrit te nxeneve qe mbarojne arsimin e detyruar dhe qe vazhdojne arsimin e mesem.Ne kete process ka ndikuar pozitivisht perqendrimi i shkollave te mesme prane zonave urbane te rajonit ku ofrohet sherbim arsimor me cilesor edhe me konvikt…. Ky masivizim i arsimit te mesem eshte shoqeruar dhe me sfida.Reduktimi i numrit te nxenesve per klase ne shkollat e mesme,eshte nje sfide per DAR Diber pasi numri i nxenesvre per klase ne shkollat e mesme akoma mbetet i larte,rreth 45 nxenes.Veshtiresi ne arsimin 9-vjecar hasim ne zhvillimin e mesimit me dy turne ne shkollat 9-vjecare dhe te mesme. Natyrisht qe ky problem shkakton dhe veshtiresi ne procesin e mesimdhenies dhe mesimnxenenies.Per kete problem ne bashkepunim me pushtetin local duhet te intensifikohen perpjekjet per ndertimin e godinave te reja shkollore.
Ne arsimin parashkollor 26 klasat pergaditore te rajonit ishin nje pervoje shume positive qe femijet 5-vjeçarë vijuan një vit parapërgatitor per te startuar me mire arsimin 9-vjecar.Mendojme qe kjo pervoje duhet shtrire me tej per te permbushur objektivin e MASH qe 80% e femijeve 5-vjecare te bejne nje vit parapergaditor.
Gjate ketyre viteve eshte rritur perqindja e numrit te nxenesve qe mbarojne arsimin 9-vjeçar dhe vazhdojne arsimin e mesem profesional,DAR Diber dhe ZA-te Mat dhe Bulqize u perfshine ne studimin per nevojat dhe deget me te domosdoshme te arsimit profesional ne rajonin tone.Ne kete kuader tashme eshte nje realitet shkolla e mesme profesionale “Nazmi Rushiti” peshkopi me 5 dege dhe shkolla e mesme e bashkuar “Papa Gjon Pavli II” ne Ulez me dy dege tekniko-profesionale.Keto dy shkolla administrojne 15 % te numrit te pergjithshem te nxenesve te shkollave te mesme.Kjo shifer eshte akoma e vogel per te permbushur objektivin e MASH qe ky numer duhet te shkoje ne 40%.DAR dhe MASH duhet te investojne ne drejtim te permiresimit te bazes matreriolo-teknike dhe ne ngritjen e kapaciteteve njerezore ne sherbim te nivelit II te shkolles se mesme profesionale.
Nje nder reformat me thelbesore ne funksion te permiresimit te procesit te mesimdhenies,eshte “Altertext”, Mesuesit kete vit shkollor kishin te katerten mundesi te perzgjedhjes se tekstit shkollor midis disa alternativave,me qellim permiresuimin e procsit te mesimdhenies.Kjo reforme eshte ne konsolidim e siper,pasi kete vit procesi i perzgjedhjes se tekstit,porosite qe bene shkollat per shtepite botuese,shitja e tekstit ne cdo shkolle ka shkuar shume mire ne krahasim me vitet e tjera shkollore.
Ne funksion te realizimit te objektivit te MASH per braktisjen zero ne vitin shkollor 2010-2011 DAR diber dhe ZA-te e saj, moren te gjitha masat e duhura dhe ky objektiv u permbush.Nuk patem asnje nxenes braktises te ri kete vit shkollor. DAR ka prqendruar punen e saj dhe ne kontigjentin e nxenesve braktises te viteve te kaluara per ti rikthyer ato ne gjirin e shkolles.

Reformimi i procesit te mesimdhenies dhe mesimnxenies perben objektivin kryesor te DAR Diber .Veshtiresite qe ka sot procesi i mesimdhenies,vecanesrisht per shkak te mungeses se mesuesve specialiste ne disa zona te tjhella te rajonit,perbejne objektin e veprimtarise se gjere trajnuese dhe kualifikuese te institucionit tone.Nje kontribut ne kete process,eshte dhe shtrirja e linjave te transportit te mesuesve nga qytetet e Peshkopise, Bulqizes dhe Burrelit ne drejtim te zonave te thella Zall Dardhe, Kala e Dodes,Fushe Bulqize,Ulez,Lis etj,per te derguar mesues me arsim perkates….Po keshtu furnizimi I bibliotekave shkollore me liber artistic,shkencor dhe metodik;pajisja e shkollave me mjete didaktike dhe laboratorike ,investimet e kryera ne infrastrukturen shkollore kane luajtur rol pozitiv ne persosjen e procesit te mesimdhenies.
Trajnimi i mesuesve me metodat e reja te mesimdhenies sipas nevojave qe kane vete stafet e shkollave ne perputhje me kuadrin ligjor ne fuqi per kete qellim,ka qene dhe mbetet nje process i veshtire per tu permbushur nga ana jone.Prandaj kerkojme nga MASH qe te rishikohet kuadri ligjor per ke process.
DAR Diber ne bashkepunim me te gjithe organet kolegjiale te shkolles,bordet e prinderve,stafet pedagogjike,qeverite e nxenesve,pushtetin lokal,OJQ dhe aktore te tjere sociale beson ne realizimin e misionit te saj per te ofruar sherbim arsimor cilesor dhe gjithperfshires ne te gjitha institucionet shkollore ne varesi. Inisiativa ligjore e MASH per shpalljen e profesionit të mësuesisë si profesion i rregulluar,do të ndikojë në rritjen e mëtejshme të prestigjit të këtij profesioni në rajonin e Dibres dhe në përgatitjen e brezave të rinj të mësuesve në nivele të afërta me ato të vendeve të zhvilluara te Evropes.Burimi:dardiber.com

Gezim KABA
Drejtori i DAR Dibër
avatar
Mufit Kaloshi
Admin

Numri i postimeve : 326
Join date : 13/01/2013

Shiko profilin e anëtarit http://kastrioti.forumativo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi