Shkolla 9-Vjecare Kastriot Diber
SHkolla 9-vjecare Kastriot Forum - Welcome

Mire se vini ne kete web dhe forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne programe,diskutime,kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Regjistreohuni qe te keni mundesi te shkarkoni programe.
Stafi.


Peshon 31 gramë, bateria i zgjat 30 orë

Shko poshtë

Peshon 31 gramë, bateria i zgjat 30 orë

Mesazh nga Mufit Kaloshi prej Wed Jan 23, 2013 9:31 pm


iPod Nano i ri është pajisje e paketuar në mënyrë të përkryer. Kompania “Apple” është munduar që versioni i shtatë i këtij media player-it të popullarizuar ta justifikojë çmimin e lartë, kështu që pajisjen në fjalë e përbën dizajni i bukur dhe shumë funksione interesante. iPod Nano i ri ka gjerësinë 5.4 mm dhe peshon gjithsejtë 31 gramë, që e bënë njërin nga media player-t më të hollë dhe më të lehtë në botë.

Fizikisht shumë të kujton në iPod Touch, megjithatë për dallim nga ai është dukshëm më i vogël dhe nga ana harduerike i bërë krejt ndryshe. Konkretisht bazën e iPod Nano-s e përbënë ekrani Multi-Touch me diagonale 2.5 inç me rezolucioni maksimal të punës prej 240×432 pikselë.

Gjëja e shkëlqyeshme te iPod Nano i ri është që media player ka “Home button”, tasti të cilin deri më tani e kemi parë në iPhone, iPod Touch player dhe tablotë iPad, dhe me anë të të cilit gjithmonë ktheheni në menynë bazë të përdorimit. Është interesante që ky player e ka baterinë me autonomi të madhe punuese, 30 orë audio dëgjime dhe 3.5 orë shikim të videove.

Nga karakteristikat tjera harduerike vlen të veçohet adapteri Bluetooth dhe dëgjueset e reja “EarPods”, falë të cilave mund të llogarisni në zë të shkëlqyeshëm dhe tone të qarta, toni është i tillë që deri më tani nuk keni mundur ta dëgjoni në player-e. Nga ana softuerike kjo pajisje është specifike për atë që shfrytëzon OS e dizajnuar veçanërisht për të. Kjo pajisje posedon karakteristikat e nevojshme për punë, si audio dhe video player, aplikacioni për mbështetjen e radios, foto-editorin dhe fitnes qendrën. Vetë platforma është e thjeshtë për punë.besaenergi
avatar
Mufit Kaloshi
Admin

Numri i postimeve : 326
Join date : 13/01/2013

Shiko profilin e anëtarit http://kastrioti.forumativo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi