Shkolla 9-Vjecare Kastriot Diber
SHkolla 9-vjecare Kastriot Forum - Welcome

Mire se vini ne kete web dhe forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne programe,diskutime,kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Regjistreohuni qe te keni mundesi te shkarkoni programe.
Stafi.


Vetura me të cilën nuk do të pësoni

Shko poshtë

Vetura me të cilën nuk do të pësoni

Mesazh nga Mufit Kaloshi prej Wed Jan 23, 2013 9:30 pm


Prodhuesi i njohur i makinave “Volvo” është duke zhvilluar të ashtuquajturit “automobilat pa vdekje”. Vetura e kompjuterizuar e pajisur me censorë të teknologjisë së lartë, e cila shmang përplasjen me makinat dhe objektet tjera, do të duhet në treg të paraqitej në vitin 2020.

Teknologjitë “shpëtimtare”

Disa nga teknologjitë “shpëtimtare”, megjithatë, do të jenë në dispozicion edhe para këtij afati, që në vitin 2014. “Vizioni ynë është ‘Volvo’ në të cilin nuk do të ketë të vdekur, e as të lënduar”, thotë drejtori në “Volvo” Anders Eugenson. Siç njoftojnë nga kjo fabrikë suedeze, e cila tani gjendet në pronësi të kompanisë kineze “Gili Gruop”, në këtë mënyrë shpejtësia e ngasjes në hapësira e banuara do të kufizohet në 50 kilometra në orë.

Pengesa më e madhe, megjithatë nuk është në teknologji, e cila që tani është shumë e zhvilluar, por për atë se si do të pranohet një gjë e këtillë në opinion. Përveç kësaj shtrohet pyetje kush do të ishte përgjegjës kur “automobili që është rezistent në përplasje” vërtetë të ketë aksident, ngasësi apo prodhuesi?

Krahasimi me kalin

“Kemi testuar prototipa të cilët kanë kaluar me mijëra kilometra në rrugët publike në Spanjë dhe në shtegun testues në perëndim të Suedisë. Automobili i të ardhmes do të jetë si një kalë i fermës. Fermeri mund ta drejtojë, por nëse atë e zë gjumi, kali nuk do ta godasë në dru apo ai nuk do të dalë nga rruga”, thotë Eugenson.

Kompania “Volvo” është e vjetër qe 85 vjet dhe gjithmonë është krenuar me atë se prodhon automobila të sigurt, dhe në këtë gjë ka kontribuar edhe rripi i tyre sigurues për lidhje në tri pika.

Ata premtojnë që në vitin 2014 do të lansojnë automobilat e parë që do ta arrijnë shpejtësinë prej 50 km/h për ngasje në qytet dhe në komunikacionin e ngarkuar, dhe siç thamë edhe ma lart këto vetura që janë rezistente në përplasje do të jenë në dispozicion që në vitin 2020. Por, a do të ndodhë vërtetë kështu pritet të shohim, por bazuar në atë që po thuhet dhe shihet kjo gjë duket se është e sigurt.besaenergi
avatar
Mufit Kaloshi
Admin

Numri i postimeve : 326
Join date : 13/01/2013

Shiko profilin e anëtarit http://kastrioti.forumativo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi